TV ROZAFA - Ne jemi kudo!

Switch to desktop Register Login

TVSH-ja E ILAÇEVE HIQET N PRILL

Edhe pse ishte premtuar se do të niste në janar heqja e TVSH-së 10% për medikamentet, ajo u parashikua në paketën fiskale të nisë nga data 1 prill.Nderkohe qe farmacite qe tashme e kane blere mallin e tyre me cminim e njejte pa TVSH te ulur,do tju duhet qe ne muajin Prill ti shesin keto ilace me nje cmim me te ulet si pasoje e uljes se tvsh-se me 10%.Kjo ne fakt do ti demtonte pikersisht keta te fundit pasi do te dalin te humbur nga kjo ulje qe do te behet,per ilace qe ne fakt ato I kane blere me shtrenjte.Jashte cameras farmacistet shprehin kete shqetesim I cili do te ndikoje drejtperdrejt tek ata.Drejtuesit e ministrisë së Shëndetësisë e kane argumentuarkëtë shtyrje me hyrjen në fuqi të listës së barnave të rimbursueshme, tre muaj më pas. Por vete farmacistët pohojnë se i kanë bërë tashmë furnizimet me çmim që përfshin TVSH-në dhe nuk mund t’i shesin më lirë ilaçet në prill.Heqja e TVSH-së u parashikua të nisë që këtë muaj për ilaçet jashtë listës dhe në prill për ato me rimbursim. Heqja e TVSH-së për ilaçet pritet do të ule me 10% çmimin e tyre.

Share

Copyright © 2013 TV ROZAFA - Ne jemi kudo!. All Rights Reserved. Designed by Keminet.net

Top Desktop version