TV ROZAFA - Ne jemi kudo!

Switch to desktop Register Login

DITA E PARE E PRANVERES

00006

21 marsi njihet si dita e pare e stines se pranveres. Ardhja e pranverës përcaktohet me ndjekjen e qendrës së Diellit sipas ekliptikës. Në kohën e caktuar qendra e Diellit do të jetë saktë në prerjen e ekliptikës dhe ekuadorit qiellor. Kjo praktikisht do të thotë se në atë moment Dielli, nga hemisfera jugore qiellore të kalojë në hemisferën veriore qiellore. Me 21 mars dita zgjatë 12 orë e shtatë minuta. Zakonisht, dita e parë e pranverës emërohet si ditë e barabartë, që nënkupton se gjatësia e ditës dhe natës është e njëjtë apo me fjalë të tjera, nga momenti i lindjes deri në momentin e perëndimit të Diellit, kanë kaluar 12 orë. Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur fillon stina e verës. Ne shkoder mund te themi se pranvera eshte ndjere pasi ne rruget e ketij qyteti ka patur levizje te shumta te qytetareve ndersa pervec klimes se bute dhe me rreze dielli tashme shihet ka nisur edhe celja e luleve. Sipas fenologjisë pranvera fillon me lulëzimin e disa llojeve të bimëve pranverore, specifike këto për vende të ndryshme. Me fillimin astronomik të verës më  21 qeshor pranvera përfundon gjithnjë në të njëjtën ditë.

Share

Copyright © 2013 TV ROZAFA - Ne jemi kudo!. All Rights Reserved. Designed by Keminet.net

Top Desktop version